VIDEO/ Landi surprizë në shkollë vajzës së Dr.Florit, shkruan fjalë zemre për të


Kaltrina, vajza e të ndjerit Dr.Flori feston sot ditëlindjen e sigurisht në këtë ditë të bukur nuk kanë munguar urimet e përzemërta për të. Ai që ka spikatur dhe i ka emocionuar të gjithë ishte urimi dhe surpriza e Landit, mikut më të ngushtë të babait të saj, i cili i ka qëndruar pranë familjes në ditë të vështira. Landi ka shkuar në shkollën e Klatrinës, duke e gëzuar shumë këtë të fundit. “Gëzuar Datëlindjen #Kaltrina! Pjesa 1. Mund të rri nja 7 a 8 vjet duke menduar se çfarë e si të të uroj, por të dy e dimë mirë që s’do ketë vlerë sepse fjalët i merr era, por ajo që do të mbetet PËRJETË do jenë momente si ky i sotmi i krijuar aty-për-aty që NUK harrohen! GËZUAR PËR NJË PAFUNDËSI MOMENTESH TË TILLA DHE MOS HARRO SE MUND TË BËSH DHE BËHESH Ç’TË DUASH TI!”- shkruan këngëtari, duke provuar dhe një herë se dashuria nuk ka nevojë për vepra të mëdha, por ajo mund të tregohet dhe me gjeste e detaje të vogla, por që të mbushin zemrën plot.

 

A video posted by Landi Hysi (@landifornia) on

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password