“Lart e Poshtë” ka ndjekur nga afër të gjithë dasmën e gazetarit të famshëm kosovar, Labinot Gashi. Ai organizoi një ceremoni me 700 të ftuar, por detaji që ra shumë në sy dhe që u komentua pafund në media ishte marrja e nuses me tren. “E kam patur fiksim që në moshë të vogël të udhëtoja me tren. Tani që kam udhëtuar shumë më shpesh nga një vend me tren, mendoja po sikur ta merrja nusen nga Prishtina në Pejë me tren. Më duket sikur të shkurton rrugë dhe shkon më shpejt. Prandaj dhe Qëndresën e mora me tren, ka thënë Labi në intervistën e tij të parë për mediat në statusin e burrit të martuar. Ai ka shtuar se në tren kishte rreth 80-të të ftuar, ata më të afërtit dhe ata që ka punuar më shumë vitet e fundit./ revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=-xLPmclKhro&feature=youtu.be