Mikel Kodheli është djali i vetëm i Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe njëkohësisht dobësia e saj më e madhe. E ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, ajo ka thënë se me të birin ka një marrëdhënie të veçantë, ashtu si çdo nënë me djalin e saj. Por si është ajo si vjehrrë?! Ministrja simpatike ka thënë se ndihet shumë komode me partneren e djalit të saj. “Ndihem shumë komode, djali im ka një shoqe që e sjell në shtëpi”, ka thënë ajo duke shtuar se ka qenë gjithashtu edhe një nënë e rreptë për djalin e saj 27-vjeçar./ revistawho.com