close
Breaking NewsLajme

VIDEO/ Kërkesa e çuditshme e trajnerit: “Ronaldo dhe Ibra dua spermën tuaj….”

ronaldooo

Mjeti justifikon qëllimin, sidomos kur ke provuar gjithçka dhe në fund mendon se ka mbetur vetëm një alternativë e fundit. Shpëtuese, çliruese, premtuese, mbase edhe thjesht psikologjike. Ky duket të jetë rasti i një trajneri nga Norvegjia, i cili ka bërë zyrtarisht nëpërmjet një videoje një kërkesë të padëgjuar ndonjëherë. Ai do dëshpërimisht spermë nga Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic! E dëgjuat mirë? Ky njeri nuk po tallet, madje e ka shumë seriozisht, sepse e gjitha është në funksion të një plani, shkruan “Opinion”. Ai quhet Ole Vidar Toftesund, është trajner në Nordstrandën e ulët dhe ka 30 vjet që stërvit rreth 1000 futbollistë. Duke postuar një video – tashmë jashtëzakonisht popullore – në “Facebook”, tekniku kërkon me përulje që dikush t’i gjejë kontaktet e dy sulmuesve të mirënjohur të Real Madrid-it dhe Manchester United-it, për të lënë shtatzënë të dashurat e lojtarëve të tij. Plani i tij është që brenda 20 vitesh fëmijët të cilët do të ngjizen me farëzim artificial do të formojnë skuadrën më të mirë në botë.

http://www.facebook.com/GoalUK/videos/10154651830572853/

Tags : ibrahimovickerkeseRonaldotrajneri
loading...