Kelly ka zbuluar për herë të parë në programin “Lart e Poshtë” gjininë e fëmijës së tij të parë, që pritet të vijë së shpejti në jetë. Këngëtari ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij, Enisa presin të bëhen prindër të një djali. “E kemi menduar edhe emrin do të jetë një emër i veçantë”, ka thënë Kelly. I pyetur nga gazetari Eraldo Rexho nëse do t’i kushtojë të birit një këngë ashtu siç i ka dedikuar bashkëshortes së tij, Kelly ka thënë që po. “Patjetër që po. Ndoshta do t’i kushtoj edhe ndonjë album”, ka thënë Kelly teksa ka zbuluar gjithashtu se një ceremoni martesore me partneren e tij mund të vijë pasi djali të vijë në jetë./ revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=O4OsaCgS0kU&feature=youtu.be