Ajo sot ka ditëlindjen e fakti që e ka babin artist, i jep mundësinë ta bëjë festën ku ka ftuar shokët dhe shoqet, edhe më të veçantë. E ndonëse me të dy prindërit të famshëm, ata nuk janë personazhet që e vogla adhuron. Tara, e bija e Bleros dhe Teutës, adhuron kolegen e babit. Dhe ai ia ka çuar si surprizë për ditëlindje. Bëhet fjalë për këngëtaren shumë të re në moshë Kida, e cila një numër të madh fansash i ka fëmijë. Tara është emocionuar shumë kur ka parë që hyri Kida në festë, duke i kënduar “Shumë urime për ty…” Edhe fëmijët e tjerë shihen teksa gëzojnë për Kidën. Këtë moment special Blero e ka ndarë në Instagramin e tij, duke falenderuar kolegen. Edhe 100 Tarës!/ revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BTZTEARg_uw/?taken-by=bleromuharremi