“Top Channel s’lun muzikën teme mo. Pasha Zotin kjo ça thash, s’kom rrejt kurrgjo. S’ fiket baruti nëse ti ja ve flakën, tani mos të vijë keq kur unë ta kuqi faqen”. Këto janë vargje shkëputur nga kënga më e re reperit të famshëm Noizy. Pasditen e sotme ai ka publikuar materialin e tij më të fundit muzikor që mban titullin “Young boy” shoqëruar edhe me një videoklip. Që prej përplasjes me moderatorin Ledion Liço, Noizy thotë në këngë se “Top Channel” nuk ia transmeton më këngët, por sipas reperit kjo nuk ndikon në suksesin e tij./ revistawho.com