Pas bashkëpunimit të suksesshëm që patën me këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, dy reperat do të vijnë me një tjetër bashkëpunim. Capital T dhe 2po2 do të publikojnë projektin e ri ‘Kujt pi kallxon’ me datë 17 dhjetor, lajm ky që e kanë bërë vetë të ditur në rrjete sociale. Ashtu si çdo punë tjetër e dy këngëtarëve, me siguri dhe kjo do pritet mjaft mirë e do të jetë një sukses tjetër.