close
Breaking NewsLajme

VIDEO/ Ish- banorja e ‘Big Brother’ nuk poston foto të djalit në rrjete sociale, zbuloni arsyen

auto_neda-ogreni1492769359 (1)

Ish-banorja e ‘Big Brother 4’, Neda Bulluku gezon një martesë të lumtur më njërin nga banorët e edicionit ku ajo mori pjesë, Ogrenin. E ftuar në emisionin ‘Mesditë’ në Vizion Plus, Neda foli për një tematikë shumë delikate lidhur me fëmijët, ekspozimin e tyre në rrjetet sociale. Ndër të tjera Neda zbuloi arsyen pse nuk ka postuar asnjëherë foto të djalit.

“Unë futem tek ajo kategori prindërish që e kam siklet ekspozimin e fëmijës në rrjetet sociale për një sërë arsyesh. Nuk e di sa ia dal mbanë, por kam një filozofi prindërimi, që mundohem të bëj zgjedhje sa më minimale për tim bir në mënyrë që ato të mëdha ai t’i bëjë kur të rritet. Një nga të cilat është edhe ekspozimi në rrjete sociale. Duke qenë se jemi edhe ballkanas kemi edhe këto superticione si syri e keq e të tilla gjëra”- tregon ish-banorja e Big Brother./revistawho.com

Tags : nedaogreni
loading...