close
Breaking NewsLajme

VIDEO/ I shoqi ulet në gjunjë para Gjyste Vulajt veshur seksi, ja si reagon Mihrije Braha

1-557

Ashtu siç e do tradita e televizioneve kosovare, xhirimet për natën e ndërrimit të viteve me këngë e valle tanimë kanë nisur. Si çdo vit janë mbledhur zërat me të mirë e më të famshëm të momentit në Kosovë. Por nga spektakli që do të jepet më 31 dhjetor në RTV 21, një pjesë e xhirimeve është bërë publike. Kjo pasi ka rënë në sy një skenë e pazakontë. Bashkëshorti i këngëtares Mihrije Braha, është ulur në gjunjë në skenë teksa përpara tij kërcente e dridhej Gjyste Vulaj, si gjithnjë e veshur seksi. Ndoshta nga euforia e momentit, apo ndoshta edhe pse e ka pëlqyer shumë kërcimin e koleges, Naim Abazit i janë “këputur” gjunjët. Këto pamje i ka shpërndarë në llogarinë e saj të Facebook vetë bashkëshortja e tij, Mihrije Braha e cila duket se nuk është bërë aspak xheloze. “Haaa haaa shikojeni Naimin…”, ka shkruar ajo krahas videos që po ju sjellim më poshtë.

Tags : gjyste vulajMihrije Braha
loading...