close
Breaking NewsLajme

VIDEO/ I dashuruar kokë e këmbë si Granit Xhaka

14624732_620095711507771_2293967510539599872_n

Futbollisti shqiptar i kombëtares zviceriane, Granit Xhaka është ndër shqiptarët më të dashur e të talentuar në historinë e futbollit. Por përveç se një futbollist i suksesshëm, duket se për Granitin gjërat shkojnë mjaft mirë edhe në jetën private. Një vit më parë ai u fejua zyrtarisht në Gjermani me partneren e tij prej disa vitesh, Leonita Lekaj. Për tifozët Graniti dhe e fejuara e tij janë çifti më i ëmbël dhe i bukur i Instagramit dhe kanë kërkuar të dinë sekretin e një marrëdhënie kaq të qëndrueshme. Sipas tyre sekreti i kësaj lidhje është se çifti kalon shumë kohë së bashku, madje Graniti e merr atë në çdo event. Edhe nga fotot duket qartë se Graniti dhe Leonita shëtisin shumë së bashku dhe ndajnë me fansat çdo moment, ndaj mund të themi se futbollisti është i dashuruar kokë e këmbë me partneren e tij.

 

A video posted by Leonita Lekaj (@__ll.gx__) on

Tags : granit xhakaI DASHURUARLEONITA LEKAJ
loading...