Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka krijuar tashmë imazhin e saj si një nga artistet më të suksesshme në Amerikë. Ajo nuk ka nguruar asnjëherë ta tregojë se ndihet krenare për prejardhjen e saj, ndërkohë dhe fotot me imazhet e shqiponjës nuk kanë munguar në rrjetet sociale. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me fansat një video në ‘Instagram’, ku shfaqet në një ambient shumë të ngrohtë familjar dhe këndojnë të gjithë së bashku këngën popullore ‘Hajde halla e madhe’.
‘Familja është gjithçka, së bashku duke kënduar shqip’- shkruan Bebe bashkangjitur videos./revistawho.com