lefuture

VIDEO-FOTO/ I braktisur në hapësirë, sateliti amerikan transmeton papritur pas 46 vitesh

auto_12-3_11478953551

Një satelit amerikan i braktisur në vitin 1967 supozohet të ketë filluar transmetimin sërish pas 46 vitesh. Ai ishte një nga satelitët e projektuar dhe ndërtuar nga Laboratori Lincoln mes viteve 1965 dhe 1976, për testimin e teknikave të komunikimit satelitor.

Satelitët e krijuar njiheshin lehtë falë emërtimit nga LES1 deri në LES9. LES1 dhe LES2 supozohej të ishin në të njëjtën orbitë 2800×15000 km, por një dështim bëri që LES1 të stacionohej në orbitën rrethore 2800 km, duke dështuar në misionin e tij, shkruan sot “Syri.net”. Në vitin 2013, në North Cornwall, në Britani të Madhe, Amateur Radio Astronomer kapi një sinjal që u përcaktua si LES1 i ndërtuar në vitin 1965. Sateliti nuk e kishte bërë kurrë këtë në orbitën e synuar dhe që atëherë kishte qenë jashtë kontrollit. LES1 dhe LES2 ishin pothuajse dy satelitë eksperimental komunikimi identikë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password