VIDEO/ Femrat me shami luajnë në rrugë e kërcejnë në “PUB”, skandal në Arabinë Saudite

hqdefault

Në një videoklip i ri nga artisti arab Majed Al-Esa i cili ka vendosur në skenë femra të mbuluara me shami që luajnë basketboll apo kërcejnë dhe është publikuar në youtube, ka shkaktuar shumë polemika në vend.  Në pamjet e publikuara ato mbajnë shami, por ndërkohë i japin biçikletës në një vend, ku e kanë të ndaluar të ngasin makina. Tashmë video është parë nga 2 milion persona dhe është hedhur në youtube që prej 23 dhjetorit të 2016. Klipi ka sjellë shumë polemika, sidomos për kritikët. Disa prej tyre e kanë konsideruar atë si karshillëk të ligjeve në Arabi, ndërsa disa të tjerë e kanë përkrahur. Kjo nuk është video e parë mbështetëse e të drejtave të grave nga Majed Al-Esa i cili në vitin 2015, realizoi një klip tjetër, me disa femra që kërcenin nën ritmet “break dance”. Pavarësisht kritikave këto video tregojnë se tashmë atje po fryn një erë e re modernizimi. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password