close
Breaking NewsLajme

VIDEO/ Ermal Mamaqi përplasje “kokë më kokë” më Kastro Zizon. Cili gaboi?

ermali-kastro-550×275

Ermal Mamaqi javën e kaluar në emisionin “Xing” në TV Klan arriti kulmin e shikueshmërisë duke thyer madje rekordin e tij të regjistruar një javë më parë. Këtë javë humoristi ka njoftuar se në studio do të ketë të ftuar vëllezërit korçarë, Endrin dhe Stefin. Çdo gjë në rregull deri në momentin kur , Kastro Zizo publikon sot promon e emisionit “Rrokum Night” për ditën e sotme, në të cilin, si për çudi, janë të ftuar po vëllezërit Prifti. Të njëjtët persona, në pothuajse të njëjtën orë, në dy emisione të ndryshme, madje në dy shtete të ndryshme. I ka “regjistrimi” paraprak këto… “Opinion.al”  mëson së Ermal Mamaqi ka qenë i pari që ka regjistruar intervistën me dyshen, ndërsa Kastro duket se ka “harruar” ti kujtojë të ftuarit për ditën e transmetimit. Programi i Ermal Mamaqit sot do të përplaset për herë të parë me atë të Kastro Zizos. Presim shifrat e shikueshmërisë për të kuptuar se kush do të rezultoi i suksesshëm.

Dhe Xingu dhe Ermali dhe Endri dhe Stefi! 󾌴󾌴

Posted by Ermal Mamaqi on Mittwoch, 5. Oktober 2016

Tags : Ermal MamaqiKastro Zizoperplasje
loading...