Vëllezërit e famshëm Xhaka janë të detyruar shpesh të përballen me njëri-tjetrin në fushën e blertë. Përballja më e bujshme ishte ajo e ‘Euro2016’ ku Graniti që luan me kombëtaren e Zvicrës do të fitonte kundër Taulantit që luan me kombëtaren shqiptare. Edhe dueli i mbrëmjes së djeshme u mbyll përsëri me fitoren e Granitit, ku Arsenali mundi Bazelin e Taulantit. Por mesfushori i përfaqësueses shqiptare është i bindur se kjo nuk ndryshon aspak marrëdhënien mes dy vëllezërve dhe këtë e ka treguar më së miri me një postim mjaft emocionues në Facebook.
https://www.facebook.com/TaulantXhaka/videos/1535009033181701/