VIDEO/ Dua Lipa zemëron fansat me njoftimin e fundit

dua-lipa-2-550x355

Pasdites e djeshme është publikuar videoklipi i këngës së re të Dua Lipës në bashkëpunim me Sean Paul. Mirëpo jo çdo gjë po shkon sipas parashikimeve të shqiptares. 21-vjeçarja ka mërzitur të gjithë fansat e saj me njoftimin e fundit që ka shpërndarë në faqen e saj në Facebook. Dua ka njoftuar se albumi i saj nuk do të hidhet në treg gjatë muajit shkurt, ashtu sikurse ishte parashikuar. E gjithë kjo sipas këngëtares shqiptare pasi që dëshiron të shtoj edhe disa këngë të reja, të cilat do t’i sjell në bashkëpunim me këngëtar të famshëm botëror. “Data e publikimit të albumit tim është shtyrë për 2 qershor, për të futur edhe disa këngë dhe bashkëpunime të reja, të cilat janë duke u punuar”, ka njoftuar ajo. Dua ka kërkuar falje për këtë shtyrje, por ka thënë se do ta kompensojë me projektet e reja të cilat do t’i bëjë të ditura së shpejti. “Më vjen keq për shtyrjen, po ju premtoj se do të jem me ju më 2 qershor. Jam perfeksioniste dhe dua që të sjell albumin më të mirë të mundshëm. Kam disa njoftime të reja për këtë muaj… të gjitha do të bëhen të ditura! Faleminderit për durimin dhe mezi pres që ju ta dëgjoni albumin”, ka shkruar Dua Lipa./opinion.al

dualipaalbumi-550x282

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password