VIDEO/ Dua gjak! Thirrja e talasemikëve shqiptarë, 3 muaj pa mjekim


Prej 3 muajsh personat me talasemi në qytetin e Lushnjës nuk kanë marrë gjak. Pamjet që transmeton ‘Abc News’ janë filmuar ditën e sotme në spitalin e këtij qyteti. “Janë vetëm 3 qese gjak në spital, ndërsa vetëm sot janë paraqitur 13 pacientë”, thotë infermierja. Ata janë nga Mallakastra, Fieri dhe Lushnja. Pra nevojat janë tejet të mëdha për qese gjaku, ndërsa spitali ankohet se nuk ka furnizim nga banka e gjakut. “Nuk përputhet sasi e gjakut që vjen këtu me nevojat e pacientëve. Na duhen 3500 njësi në vit”, shprehet shefi i pavionit.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password