Cruz Beckham, mesa duke talentin për të kenduar e ka marrë nga e ëma, ish pjesëtarja e grupit ‘Spice Girl’, Victoria Beckham. Ai ka publikuar këngën e tij të parë me titullin, “If everyday was Christmas”, i cili në këtë videoklip shfaqet me vëllezërit dhe motrën e tij. Të ardhurat nga ky projekt do të shkojnë për bamirësi në organizatën ‘Make Some Noise’ e cila është në ndihmë të të rinjve.