Përveçse një gazetari dhe opinionisti shumë i zoti, Blendi Salaj ka treguar se është një baba i shkëlqyer. Ai ka ndarë me fansat e tij shumë momente nga bashkëbisedimet me djalin, Brianin, ku përgjigjet e tij kanë qënë plot zgjuarësi dhe shumë herë e ka lënë gazetarin pa fjalë. Kësaj rradhe Briani na ka lënë dhe neve pa fjalë. Salaj ka postuar një video në rrjetin social ‘Instagram’, ku vogëlueshi shpjegon teorinë e ‘Big Bang’ me një anglishte perfekte, edhe të mendojmë që ai është në moshë fare të vogël. Kjo gjë është komentuar shumë mirë dhe nga fansat e gazetarit. Babi Blendi kushedi sesa krenar ndihet për ty Brian!