Deputeti i LSI, Ylli Shehu ka martuar vëllanë duke ndërthurur traditën me luksin. Familja Shehu është me origjinë nga fshati Buzëmadhe i Kukësit, ndërsa kanë marrë nusen me helikopter. Pasi ka mbërritur në derën e shtëpisë e kanë pritur lodrat dhe curlet, shkruan “Syri.net”.
Një tjetër detaj i traditës që është vënë re në këtë dasmë është se babi i dhëndrit, Vesel Shehu si dhe i biri deputet kanë gjuajtur me armë në ajër. Kjo është një mënyrë për të shprehur gëzimin familjar, edhe pse në jo pak raste ka qenë i kritikuar.
https://www.facebook.com/vesel.shehu/videos/1414800405276079/