VIDEO/ ‘Çmendet’ aktori i martuar, ‘gjuan’ hapur gazetaren gjatë intervistës

1482499439disok

Aktori i njohur i Hollywood­ it, Vin Diesel, duket se ka rënë ‘pre’ e bukurisë së një blogereje braziliane e cila pati mundësinë për ta intervistuar gjatë kohës kur ai ishte në Brazil. Carol Moreira kishte përgatitur disa pyetje interesante me anë të të cilave kërkoi të nxirrte në pak se si aktori i ‘Fast and Furious’ e nisi karrierën, raportin e tij me Tom Hanks si dhe disa detaje të tjera nga jeta e tij profesionale. Por ajo ka mbetur e habitur kur aktori herë pas here e ndërpriste për t’i thënë se sa e bukur ishte. Në fund ai ngrihet nga karrigia dhe i thotë se sa seksi ishte dhe se nuk mund ta zhvillonte intervistën me të pasi bukuria e saj ishte magjepsëse. Ka qenë vetë Carol ajo e cila e ka vënë në pah këtë situatë, përmes një videoje të dytë ku ka sqaruar se i ishte dhënë mundësia për të bërë një intervistë me aktorin e famshëm, por kishte mbetur e habitur dhe nuk ishte ndjerë aspak mirë kur ai nisi ta komplimentojë herë pas here duke i ndërprerë fjalën./Panorama

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password