Mos kujtoni se është e lehtë të dalësh në transmetim të drejtëpërdrejtë, gjithnjë me gjithçka në rregull. Në fakt kështu duhet të jetë aq më tepër nëse bëhet fjalë për një program që e shohin miliona sy. Por ka dhe të papritura… Një e tillë i ka ndodhur sot drejtuesit të “Opinion” Blendi Fevziu, të cilit i ka rënë kopsa e xhaketës pak para nisjes së emisionit që sonte filloi në orën 21:00. Ajo që bën përshtypje nuk është kjo, po fakti që moderatori e qepi vetë. Dikush e ka xhiruar Fevziun teksa qepte, duke zbuluar kështu një anë të mirë të tij, atë të përshtatjes lehtë edhe me ato që quhen “punë grash”./ revistawho.com
https://www.facebook.com/blendifevziu/videos/1335159493231119/