VIDEO/ Biznesmeni me BMW X5 i ofron policit 50 mijë lekë, por…


Një biznesmen autobotësh uji i ka ofruar 50 mijë lekë të vjetra një punonjësi të Policisë Rrugore në mënyrë që ky i fundit të mos e gjobiste për ecje me shpejtësi. Ferdinant Konda, 52 vjeç, u kap teksa drejtonte një automjet BMW X5 tej normave të lejuara. Biznesmeni me banim në Lushnjë, u ndalua sepse po udhëtonte me 60 km/orë mbi normën e lejuar të shpejtësisë në segmentin Rrugor Plepa­-Mbikalimi i Shkozetit. Pas ndalimit nga Policia, Kondra ka tentuar të korruptojë policin duke i ofruar atij 50 mijë lekë të vjetra. Kjo bëri që t’i vihen prangat dhe tashmë do të akuzohet për “korrupsion pasiv”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password