lefuture

VIDEO/ Besa Kokëdhima zbulon detaje nga klipi i ri

besa-1-550x360

Këngëtarja Besa Kokëdhima gjithmonë ka sjellë hite në tregun muzikor shqiptar, kjo dhe falë zërit të bukur që ka. E njëjta gjë pritet të ndodhë dhe me baladë që do të publikohet së shpejti e që titullohet ‘Kokëfortë’. Ajo ka zbuluar disa detaje për Gazetën Express mbrëmë, teksa ka qenë e ftuar në darkën private të Valdrin Sahitit dhe Elvana Gjatës. Gjithashtu Besa ka folur dhe për pjesëmarrjen në jurinë e ‘The Voice of Albania’.

Ju jeni një nga personazhet e njohur që jeni ftuar nga Elvana Gjata dhe Valdrin Sahiti në mbrëmjen e organizuar sot. Si ndiheni?

Jam shumë e kënaqur, e lumtur dhe krenare për Valdrinin që ka bërë kaq shumë në fushën e modës dhe sot përuron këtë koleksion të ri. I uroj të bëjë sa më shumë koleksione sepse është një nga artistët më të mrekullueshëm që kemi në modë, me fantazi.

Si e pritët ftesën dhe mënyrën që kishte zgjedhur ta bënte Valdrini, duke e personalizuar?

Kur është ftesa e personalizuar ka një përjetim komplet tjetër dhe isha shumë e kënaqur dhe e lumtur që një ndër miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi ka arritur këtë sukses.

Kur do ta shikojmë Besën me një video-klip të ri?

Nesër filloj xhirimet e videoklipit të ri. Është hera e parë që po e them dhe në datë 20 nëntor do të publikohet “Kokëfortë”, kënga me këtë titull. Do të rikthehem me një baladë të Flor Mumajesit.

Ju jeni edhe në panelin e jurisë të një prej spektakleve më të suksesshme për zbulimin e talenteve në muzikë siç është ‘ The Voice of  Albania”. Si po e prisni?

Ai është ndër të paktët show, ku e kam gjetur veten dhe realisht është shumë kënaqësi që gjithçka që kemi akumuluar ndër vite, duke punuar, duke patur disfata por duke korrur edhe suksese, është një nga gjërat e mrekullueshme kur zbulon talente të reja. Sigurisht pastaj tu përcjellësh atyre atë që ti di dhe ti drejtosh që ata të gjejnë rrugën e tyre. Ende nuk kemi dëgjuar, sepse zërat e rinj do ti dëgjojmë në dhjetor dhe në publik do të vijnë në muajin janar.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password