“Kur u nisa nga Fushë Kruja, kisha vetëm një ëndërr me vete, sot lavdi Zotit, përveç Portokallisë, u bënë gati 4 muaj që kur fitova audicionin për në Laboratorio Zelig në Itali, ku përgatiten aktorët e rinj. Në spektaklin më të bukur dhe profesional të humorit në Itali. Prej nga kanë dalë të gjithë aktorët e humorit më në zë. Ka rreth 2 muaj që unë jap shfaqje në Laboratorio Zelig, me personazhin e Skifterit (si në shpi t’vet). I gjithi staf dhe publik italian. Kjo falë të gjithë atyre që kam bashkëpunuar deri më sot, gjithë stafit të Portokallisë, Top-Channel mbi tëgjitha, dhe Giancarlo Bozzo për besimin. Duhet dëshirë dhe punë për t’i arritur objektivat. Tani kthehemi për sezonin e ri të Portokalli-së. “Ëndrra vazhdon”. Zoti ju rujt. Harrova, falenderoj edhe Nard Ndokën”. Ky është një status i papritur i aktorit të famshëm shqiptar Bes Kallaku, në të cilin përcillet një lajm shumë i mirë. Tanimë listës së gjatë të shqiptarëve që na nderojnë jashtë vendit me punën e tyre, sapo iu shtua edhe Besi. Siç tregon vetë, ai i është bashkuar “Zelig”, programit të famshëm e shumë të suksesshëm të humorit italian, një fakt dhe arritje shumë e madhe për aktorin tonë. Urime e suksese Bes!/ revistawho.com
https://www.facebook.com/BesKallakuReal/videos/1820820048172045/