Sot festoi diltëlindjen pronari i “Arkiva Shqip” Aldor Nini. Në gëzimin e tij ishin të ftuar tri çifte shumë të famshme shqiptare, Sinan Hoxha me bashkëshorten Andrra, Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti si dhe Soni Malaj me të fejuarin e saj Klevi. Ata i kënduan “shumë urime” mikut të tyre. Ajo që na ra në sy është se çifti më i ri i grupit, Soni me Klevin dukeshin edhe më të dashuruarit. Djaloshi nuk ia hoqi duart këngëtares për asnjë çast, siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme, duke e mbajtur gjithë kohën përqafuar./ revistawho.com