lefuture

VIDEO/ Artan Dulaku e pyeti para 5 vitesh a do të bëhej President. Ja si iu përgjigj Donald Trump biznesmenit shqiptar

15007797_10207717969490549_620376272_o

Ditën e sotme Donald Trump u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo 5 vite më parë, kur Trump ende nuk e kishte nisur rrugëtimin e tij në politikë, dhe e mbyllte këtë temë me fjalinë “e kam qejf, por të shohim”, biznesmeni Artan Dulaku i bëri atij një pyetje të drejtëpërdrejtë. Gjatë një mbrëmjeje në panairin e ndërtimeve “REAL EX”, biznesmeni me famë botërore Donald Trump, shpalli çmimin e ndërtuesit më të mirë përmes një videokonference “live” nga New York. Aty ai pati edhe një komunikim të shkurtër me ndërtuesin e suksesshëm shqiptar Artan Dulaku. Asokohe Dulaku e pyeti Trump nëse kishte në plan të kandidonte si President i Amerikës. Trump u përgjigj se nëse republikanët nuk do të zgjidhnin kandidatin e duhur, ai do ta merrte në konsideratë. Por sikur ta dinte që kjo do të merrte kuptim më vonë, Trump u tregua “politikan” duke u shprehur se kishte besim se republikanët do të bënin zgjedhjen e duhur, e se ai do të vazhdonte të përqendrohej tek ekonomia. Sot, ai është Presidenti i sapozgjedhur i amerikanëve, ndërsa Dulaku përveçse biznesmen shumë i suksesshëm edhe një njohës e parashikues shumë i mirë i çështjeve politike botërore.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password