Tani një foto apo video e Arilena Arës me menaxherin e saj Popi Kola nuk bën më përshtypje. Ata i sheh thuajse gjithnjë bashkë. Kuptohet që kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, përtej bashkëpunimit të frytshëm. Kësaj here dy të rinjtë udhëtonin me makinë ndërsa Arilena i drejtohej me “starboy” Popit nën ritmet e këngës me të njëjtin titull. Pak më parë ajo e ka shpërndarë këtë video në llogarinë e Instagram./ revistawho.com