VIDEO/ Aksidentoi me vdekje djalin e ish-zv.ministrit, fjalët e vajzës pas lirimit nga burgu…


Falenderimin e parë Uarda Çota, vajza e cila u dënua me 5 vjet burg për aksidentin që i shkaktoi vdekjen  e djalit 11-vjeçar të ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014 e bëri për ministrin Manjani. Emocione, lot malli, dhimbjeje e gëzimi bashkë gjatë momenteve të takimit të familjarëve me ata që lanë qelitë e burgut, pasi përfituan nga amnistia. Shumë janë pritur me lule, të tjerë vetëm me përqafime… Në grupin e grave të liruara ka rënë në sy një vajzë simpatike, që rrinte në krah të Manjanit, mes grave të sapoliruara nga burgu. Gazetari i “Panorama” raporton se ajo është Uarda Çota, e dënuar më parë me 5 vite burg pasi në gjendje të dehur aksidentoi në Tiranë familjen e ish-zv.ministrit të Brendshëm Avenir Peka, ku humbi jetën 11 vjeçari Rubin Peka. Vajza nga sot është e lirë, bashkë me 9 gra të tjera të cilat të akuzuara për vepra të ndryshme penale duke nisur që nga vrasje e deri tek prostitucioni.

Fjalët e vajzës pas lirimit 

“Falenderime të përzemërta zotit Ministër. Ishte ai iniciatori. I uroj lirim sa më të shpejtë të gjithë atyre personave që janë gjendur në të njëjtën situatë si unë në të gjithë këto kohë” tha Uarda në një prononcim pas lirimit nga qelia për televizionin “Channel One”./ Panorama

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password