lefuture

VIDEO/ “Ai pinte gjakun që po i merrte frymën”, ngjarja mizore që ndodhi mbrëmë në Tiranë

aksident_motor_1-620x412-620x358

Ndërkohë që të gjithë njerëzit e kishin mendjen tek ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit mbrëmjen e djeshme, diçka shumë e rëndë ka ndodhur në të njëjtën orë në zonën e Laprakës. Një burrë ka bërë aksident me motor dhe gjendja e tij, siç raporton një qytetar që ishte i pranishëm në vendngjarje, ishte shumë e keqe. Qytetari bën me dije se ndërkohë që policia nuk vonoi shumë për të mbërritur, ambulancës iu deshën plotë 50 minuta, të cilat do të mund t’i kishin kushtuar edhe jetën burrit.

“Këtu jemi në Laprakë. Ky person është rrëzuar nga motori. Nuk ka asnjë kontakt me njeri tjetër. Është rrëzuar vetë. Ky person ka më shumë se 30 minuta që është i shtrirë në tokë dhe ambulanca është njoftuar që kur ai është rrëzuar. Erdhi policia dhe ai e mori për herë të dytë ambulancën dhe mbas 20 minutash erdhi ambulanca. Njeriu ka ndenjur i shtrirë në tokë 50 minuta. E shikoni ç’bëhet në mes të Tiranës? Mos të vijë ambulanca… “, ¬ thotë qytetari.

Ai shton edhe një detaj të dhimbshëm, ndërsa thotë se burri gjatë gjithë kohës, edhe kur kishte ardhur policia dhe ishin në pritje të ambulancës, nuk lëvizte fare. “Ai nuk lëvizte fare dhe gjaku ishte duke e mbytur. Ai pinte gjakun që ia merrte frymën”./JetaOshQejf

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password