Marrëdhënia baba-vajzë është unike dhe shumë e veçantë. Çdo vajzë e sheh si idhull babanë e saj dhe dashuria për të mbetet e pakrahasueshme.
#BaballarëdheVajza është një temë globale diskutimi për baballarët, vajzat dhe rolin e tyre në mbështetjen dhe nxitjen e suksesit të vajzave kudo në botë.
Ky projekt është mundësuar nga Ambasada Amerikane me ide dhe realizim të gazetares, Erjona Rusi.
Pjesë e këtij spoti është ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu sëbashku me vajzën e tij si dhe moderatori dhe gazetari i mirënjohur, Adi Krasta i cili na prezanton për herë të parë vajzën e tij.
Siç dihet nga të gjithë Krasta është tejet i rezervuar sa i takon jetës së tij private.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/10154060791130838/” width=”700″ height=”400″ onlyvideo=”1″]