close
Breaking NewsLajme

VIDEO/ 45 makina përplasen me njëra-tjetrën në Serbi, shumica e 22 të plagosurve shqiptarë

auto_serbi11483712024-1

Stuhitë e ashpra të dëborës që kanë bllokuar pothuajse të gjithë rajonin dhe kanë paralizuar vende të tëra kanë shkaktuar një aksident tejet të rëndë në autostradën Nish-Serbi. Sipas raporteve të para, të paktën  45 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke plagosur për  22 persona, shumica e të cilëve shqiptarë. Ngjarja kaotike ka ndodhur saktësiht  10 kilometra para Nishit në korridorin që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore. Dëshmitë e mediave serbe , raportojnë se shumica e personave të aksidentuar janë shqiptarë. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Pas aksidentit, autostrada, ku ka prezencë borë, për pasojë është bllokuar, duke shtuar kështu radhën e madhe të mjeteve./syri.net

22 të lënduar, shumica prej të cilëve janë mërgimtarë shqiptarë… Shperndajeni qe mos te nisen ne kete kohe te keqe neper Serbi https://youtu.be/qcVsPFIr7kM

Posted by Zemra e Shqiptarit on Freitag, 6. Januar 2017

Tags : makinaperplasjeserbishqiptare
loading...