“Nuk dua që fëmijët të mbeten jetimë”… Me këto fjalë e nis rrëfimin e saj për të bijën e sëmurë, gjyshja e 5 fëmijëve. Vajza e saj qëndron prej tre muajsh në shtrat, pa ngrënë e pa pirë dhe mjekët thonë se ka nevojë urgjente për operacion. Kushtet jo të mira financiare nuk e bëjnë të mundur këtë, por falë nismës #DhuroDashuri, kjo thirrje për ndihmë ka shkuar në veshët e njerëzve që dinë të dëgjojnë e ndihmonë. Ekipi drejtues i “Spitalit Amerikan” ka marrë përsipër operacionin dhe kurimin e nënës së re, e cila jeton në kushte të vështira. Kështu, falë zemërgjerësisë së mjekëve të ‘Spitalit Amerikan’, punës së palodhur (pasi ishte një operacion shumë i vështirë), ndihmës së Zotit, por edhe të njerëzve të thjeshtë, u arrit me sukses që vajza të kthehej shëndoshë e mirë në shtëpi. Ishte ky gjest human që preku zemrat e të gjithëve e që na fton të bëhemi pjesë e nismës #DhuroDashuri, njësoj siç bëri ‘Spitali Amerikan’. Eh sa shumë kemi nevojë për vepra të tilla! / revistawho.com