close
Breaking NewsLajme

Video +18/E tmerrshme, i burgosuri vdes ne qeli pasi polici i kishte hedhur sprej në sy

1-95-780×439

Gardianët e burgut janë filmuar duke e prangosur një të burgosur me ngjyrë, të cilin e kishin përplasur për tokë derisa ai dëgjohej duke i lutur që t’i sjellin një bombol me oksigjen pasi nuk mund të merrte frymë.

Raportohet se i burgosuri të cilit i është hedhur prej për sy, disa orë më vonë kishte vdekur në qelinë e tij, transmeton Telegrafi.

Babai i katër fëmijëve, Michael Sabbie 35-vjeç, kishte tërhequr vëmendjen e gardianëve kur refuzoi të kthehet në qelinë e tij në burgun Bi State në Texarkana, pranë kufirit me Teksasin dhe Arkansasin.
Ai ishte në paraburgim nën akuzën për sulm fizik, derisa në video Sabbie shihet duke u mbështetur për muri për të pushuar, derisa njëri prej gardianëve i kërcen përmbi dhe e përplas për tokë.

Por pas refuzimit të burgosurit, gardianit i dalin në ndihmë katër kolegë, ndërsa i ai dëgjohet duke bërtitur, “Nuk mund të marrë frymë. Zotëri ju lutem mos më torturoni sepse nuk mund të marrë frymë”.
Por lutjet e tij ishin të kota pasi njëri prej gardianëve i hedh prej për sy, dhe pas disa orëve ai është gjetur i vdekur në qelinë e tij.

Ndërkaq, pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se vdekja e tij ishte “natyrale”. /Telegrafi/

2-47

Tags : i burgosurivdes ne qeli
loading...