close
Breaking NewsLajme

Victoria Beckham tregon gabimet që ka bërë kur ka qenë shatzënë

image

Teksa përgatitet për të pozuar për revistën prestigjoze “The Edit” stilistja Victoria Beckham tregon për gabimet qesharake dhe ndonjëherë të rrezikshme që ka bërë kur ka qënë shtatzënë.

Victoria është shprehur se kur ka qënë shtatzënë me djalin e saj Romeo pëlqente të rrinte vetëm me taka të larta madje edhe brenda në shtëpi. Përsa i përket stilit të veshjes ajo ka thënë se ka qenë për të ardhur keq.

“Një herë kam shkuar në ‘Disney Land” e veshur me paliçeta leopardi dhe taka të larta Louboutin. Duhet të theksoj se në atë kohë kam qenë 9 muajshe shtatzënë. Epo isha fillestare dhe si e tillë më lëjohej të gaboja”, tregon ish pjestarja e grupit Spice Girls për “The Edit”.

loading...