Victoria Beckham pendohet për ndërhyrjen kirurgjikale: Vajza, nuk bëhet shaka me gjoksin!


Në një letër të hapur për “Vogue” në Britaninë e Madhe, Victoria Beckham ka lënë një mesazh për gratë dhe vajzat që të jenë të kujdesshme karshi ndërhyrjeve kirurgjikale. “Me gjasë duhet të deklaroj se me gjoksin nuk bëhet shaka”, tha hapur ajo duke nenkuptuar qe për vite me radhë e ka mohuar se ka zmadhuar gjoksin për shkak të pasigurisë. Ajo sot shfaqet shumë kritike për zgjedhjet që ka bërë në adoleshencë. Dy vite më parë, në një intervistë për “Allure”, Beckham pranoi të tregonte atë që për vite e kishte pasur tabu, kirurgjinë estetike në gjoks të bërë në vitin 1999. Sakaq sivjet ish-këngëtarja e grupit “Spice Girl” do të vlerësohet me titullin zyrtar të “Urdhërit” të mbretërisë britanike (çmimin Obe) për shërbimet e kryera bë fushën e modës dhe në atë humanitare. Edhe bashkëshorti i saj, ish-futbollisti David Beckham, mori këtë nderim në vitin 2003./ revistawho.com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password