• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Victoria Bechkam, Brooklyn Beckham dhe Hana Cross janë përfundimisht treshja perfekte

Pas romancës në ‘Instagram’, Brooklyn Beckham dhe Hana Cross dalin bashkë në publik. Këtë herë nuk janë vetëm, por të shoqëruar nga mamaja e Brooklyn, Victoria Beckham. Të tre, ishin nisur për të mbështetur David Beckham në bashkëpunimin e tij me Kurt&Curwen gjatë javës së modës për burra në Londër. Përveç stilit të veshjes, ajo çfarë vihet re më shumë është dhe ngjashmëria e Victorias me të dashurën e djalit të saj, Hanën. Victoria nuk ishte larguar nga stili i saj, pasi kishte veshur një kostum serioz, me një këmishë saten poshtë, një kombinim që ajo e përdor gjithmonë. Pantallonat vinin të gjëra poshtë dhe të gjata, duke mbuluar kështu takat e saj. Veshjes i kishte shtuar si aksesorë një palë syze të mëdha dhe një çantë dore të vogël. Hana ishte veshur pak më sportive, por gjithsesi të dyja dukeshin shumë bukur. Të mos harrojmë dhe Brooklyn, që i ndiqte të dyja nga mbrapa dhe dukej po ashtu plot stil./revistawho.com

CLOSE
CLOSE