lefuture

Victori Beckham: Do sakrifikoj çdo gjë për të menaxhuar karrierën e djalit tim

beckham-family

Ish këngëtarja e famshme e grupit Spice Girls, sot një stiliste me famë botërore, ka shprehur dëshirën të bëhet menaxhere e karrierës së djalit të saj, Cruz.

Një burim ka thënë për revistën Closer se Victoria Beckham mendon se eksperiena e saj do të sigurojë një karrierë të mirë për 11-vjeçarin Cruz, teksa i shoqi, David shqetësohet se ajo është shumë e zënë me perandorinë e saj të modës.

“Victoria është e bindusr se ajo duhet të jetë menaxherja e Cruz, duke thënë se eksperienca e saj prej kohësh në këtë industri e ndihmon në njohjen e mekanizmit se si funksionon”- thotë burimi.

“David mendon se kjo është e tepërt pasi nuk e di se si do të ketë kohë Victoria për një vëmendjen të tillë ndaj Cruz. Por ajo këmbëngul se do të bëjë sakrifica nëse është e nevojshme, për të qënë e sigurtë se do të jetë ajo që do e drejtojë”- vijon më tej burimi.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password