lefuture

Vetëm Kate Middleton mund ta transferojë fustanin e pranverës në vjeshtë dhe të duket… fantastike (FOTO)

45cbceaebe3c8dee51fbe68695d1783e

Kur është fjala për të veshur Alexander McQueen, Kate nuk mendohet dy herë, sidomos për fustanet. Ajo ka eksperimentuar disa herë me printet dhe lulet në daljet e saj publike, ndaj edhe e ka të sigurt tashmë që me këtë zgjedhje do të ketë sukses. Lulet dhe dizenjot e ndryshme në veshjet e saj janë të larmishme, por në daljen e fundit, në një pritje në Buckingham Palace, bashkë me Princin William dhe Princin Harry, Kate i ka mahnitur të gjithë. E pranishme në ceremoninë e fituesve të medaljeve paraolimpike në Lojërat Olimpike në Rio, Kate zgjodhi një fustan të koleksionit të pranverës nga Alexander McQueen.Fustani i gjatë dhe shumë femëror, që e tregonte më të plotë siluetën e saj, ishte kombinuar me një palë këpucë të kuqe elegante. Dukesha, edhe këtë herë tregoi se di të sjellë pranverën në vjeshtë dhe të duket e mrekullueshme./revistaclass

6ab421dbaf1a3951e2ab50163206204f

Picture 1 of 4

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password