VENDIMI I RAMES/ Gripi, pas shkollave pushim dhe administrata

edi-rama-dettaglio-jpgfilename_utf-8edi-rama-dettaglio

Pas urdhrit te Ministrise se Shendetesise per mbylljen e kopshteve, çerdheve dhe shkollave deri me 14 Janar per shkak te situates se gripit, vendim per ditet pushim ka nxjerre edhe Keshilli i Ministrave, për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.  

V E N D I M

Nr. 2, datë 7.1.2017

PËR CAKTIMIN E DATAVE 9 DERI 14 JANAR 2017, DITË PUSHIMI PËR PRINDIN KUJDESTAR TË FËMIJËVE TË MITUR

Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e datave 9 deri 14 janar 2017, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

2. Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password