Vëllezërit korçarë zbulojnë arsyen pse u mbyll ‘Crazy Calvin’, ata prezantojnë biznesin e tyre të ri

34135

Një nga clubet më të njohura në Tiranë të muzikës live, Crazy Calvin këtë vit është mbyllur. Në skenën e saj performonte këngetarja e njohur Aurela Gaçe, Endri dhe Stefi Prifti, gjithashtu dhe këngëtarë të tjerë të suksesshëm në tregun muzikor. Për herë të parë flasin vëllezërit korçarë rreth arsyes së mbylljes së clubit. Ata thonë se arsyet ishin të shumta, por tashmë janë pronarë të një hoteli në kryeqytet. Më poshtë është shkrimi i plotë i tyre.

“Asnjehere nuk ju kam shpjeguar se pse u mbyll Crazy Calvin (per momentin)! Shume njerez me pyesin dhe ju vjen vertet keq se, pse u mbyll Crazy Calvin, historia kater vjecare, artistike dhe historike, jo vetem per Tiranen, por gjithe Shqiptarine.

Arsyet ishin te shumta, por nje nder to ishte stabilizimi i tregut! (kete gje e kam menduar vetem une…).

Crazy Calvin ishte faktori kryesor ne rritjen e kerkeses per pune te artisteve, kryesisht kengetareve, (por jo vetem) dhe rritjen e pagesave dyfish dhe trefish me shume!

Nese do te egzistonte ne Shqiperi nje organizem i cili do te mund te monitoronte tregun financiar, ne rastin konkret te kengetareve, te jeni te bindur se, nuk ka pasur kurre me pare pagesa dhe kerkese sa viti i kaluar.

Gjithmone, kam parasysh nje treg normal pune, ne jeten e nates, Tirane.

Bizneset (lokalet, klabet, diskotekat etj) u futen ne nje konkurence te papare jo vetem me njeri – tjetrin (normale), por kryesisht me Crazy Calvin, etaloni i kultures shqiptare ne jeten e nates dhe argetimit. Te gjitha lokalet nderruan identitetin! Nuk merrej vesh kush ishte klabi e kush pabi…kush me muzike live e kush me dj kush karaoke e kush diskoteka edhe stripi ka filluar te ngaterrohet tani…rrumpalle…si c’do gje ketu tek ne!!!

Pra: Crazy Calvin u terhoq qe gjerat te stabilizohen dhe pozicionohen si duhet.

Bizneset duhet te dine per c’fare kane hyre ne treg dhe te respektojne klientet e tyre per ate qe ofrojne.

Kengetaret duhet te qendrojne me kembe ne toke dhe mos abuzojne me pamundesine…!

Shteti te mare masat per diferencime taksash dhe detyrimesh ligjore.

Nuk mund te tatohen njelloj biznese me muzike live, ku minimalisht performojne 15 artiste me nje klab ku ka vetem nje dj.

Nejse njehere tjeter do flas me gjate. Keto fotot me poshte nuk perfaqesojne Crazy Calvin, por nje ambjent tjeter, hotel Cocoon, te cilin ne e kemi perzgjedhur per te bere nje jete me te qete (natyrisht me me pak te ardhura), ku te pime kafen me miq dhe pse jo, te kendojme se bashku jo vetem c’do te Enjte me All in band, por edhe mbremje te tjera per te cilat do ju bej me dije.

Njeriu ka nevoje per te gjitha, por gjithmone me sens dhe bukur!”

Ju pershendes!

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password