• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Veliaj publikon fotografinë e parë të djalit, zbulon emrin e tij

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa pak ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një djalë dhe Erioni shfaqi hapur lumturinë e tij. Gjatë maratonës së Tiranës, Kryetari i Bashkisë premtoi se djalit do t’i vendoste një emër shqiptar dhe pak tirons. Ditën e sotme, Veliaj ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi shumë të bukura nga materniteti dhe ka zbuluar emrin e vogëlushit.

“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, – ka shkruar Veliaj. Në njërën nga fotot ai shfaqet shumë i emocionuar teksa mban në duar djalin e tij, Kajan. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE