Vdekja e George Michael, merret 5 orë në pyetje i dashuri i tij. Deklaratë befasuese në media


I dashuri i George Michael, Fadi Fawaz ka thyer heshtjen e tij pas intervistës së tij pesë orëshe në Polici, per te ndihmuar në hetimet e tyre në vdekjen e ikonës së muzikës pop. Ai i ka bere lavde Policise duke thene për Mail Online: “Policia ka qenë e mahnitshme”.

Pas marrjes ne pyetje, Fadi foli për ndihmën qe ai po jep në lidhje me hetimet, duke vlerësuar policinë për punën e tyre “të mahnitshme”, nje deklarate kjo qe eshte quajtur befasuese nga mediat.

“Ata kanë qenë mbështetës. Ata kanë bërë atë që zakonisht ndodh kur dikush vdes.
Nuk më kenë akuzuar mua, kurrë, kanë qenë shumë mbështetës.”

Ai thuhet se kaloi pesë orë duke u marrë në pyetje nga policia të mërkurën teksa hetuesit po përpiqen të krijojne rrethanat e vdekjes së tij. Dhe, sipas Mail Online, Fadi do të merret në pyetje sërish nga policia këtë javë.

Një autopsi fillestare në trupin e kengetarit është kryer javën e kaluar, por rezultatet janë konsideruar “jobindëse”.

Një deklaratë nga policia per kete bënte me dije: “Shkaku i vdekjes është jobindës dhe teste të tjera do të kryhet”./Panorama

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password