Janë bërë shumë ditë që kur Beyonce solli në jetë dy binjakët e saj, një djalë dhe një vajzë. Por për shkak të lindjes së parakohshme foshnjet vazhdojnë të jenë të shtruara në spital. Sipas TMZ , binjakët kanë marrë trajtim për verdhëz ‘nën dritat’ për javën e fundit, edhe pse sëmundja nuk mendohet të ketë efekt afatgjatë. Derisa të stabilizohet mjekët duan t’i kenë në kujdes intensiv.