• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vargjet e fundit të Dritëroit dedikuar Sadijes: Të dua si jetën time…

Shkrimtari i madh, Dritëro Agolli humbi jetën vetëm pak ditë më parë për shkak të një sëmundjeje në mushkëri. Vdekja e tij la dhimbje të thellë tek njerëzit e dashur dhe sigurisht një boshllëk të madh në letërsinë shqiptare. Një nga poezitë e shkruara së fundmi nga ai, i dedikohet bashkëshortes së tij, Sadije Agollit, në të cilën duket qartë dashuria e pafundme që ka ndjerë për të.

Vargjet dedikuar Sadijes:

E dashur Sadije,
Të dua si jetën time, madje edhe më shumë
Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh
Unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde
Megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket
Por unë do të bëj të pamundurën,
Qoftë edhe me anën e një fluture,
Që do të dalë nga kockat e mia.