close
Breaking NewsLajme

Valeri i BB skualifikohet nga “Kënga Magjike”, Olti Curri e ngacmon për “mikun”

5b445c71-9c86-478a-9d7a-c6a8c47301c4

Një surprizë jo vetëm për publikun por edhe për vetë jurinë ishte shfaqja e Valer Kolnikajt në festivalin Kënga Magjike. Ish-banori i Big Brother u përgëzua për guximin, me të cilin këndoi në skenën e “E diela Shqiptare”. Mirëpo kalimi i tij në fazën pasardhëse nuk ndodhi pasi juria e përbërë nga; Ulis Kraja, Juliana Pasha, Olit Curri, Venera Lumani dhe Sardi Shehu, shtypën butonin e kuq. Duke u ndalur në argumentimin se pse refuzuan Valerin, anëtarët e jurisë thanë pak a shumë se mjeku i Malësisë së Madhe nuk ishte në lartësinë e duhur me zërin. Kundërshti pati nga ana e modelit, por përplasja e vërtetë ndodhi me blogerin Olti Curri i cili nuk u kursye përballë Valerit. I pyetur nga Gjebrea se si iu duk teksti i këngës së Valerit me titull “Miku im”, Olti u duk sikur e ngacmoi kur tha se nuk e kishte kuptuar për kë mik bëhej fjalë dhe si përfundoi kjo histori me mikun. Aty për aty, Valeri në rolin e këngëtarit u mbrojt duke thënë se nuk bëhej fjalë për atë “mikun” që mund të mendonte Olti, por për një mik të vërtetë sepse siç citoi Valeri, “më mirë një mik se një çiflig”. Kjo situatë shkaktoi të qeshura dhe tek anëtarët e tjerë të jurisë, por sidoqoftë nuk shërbeu në favor të Valerit i cili sërish mbeti jashtë garës së “Kënga Magjikë”./ Lapsi.al

Tags : olti currajvaler kolnikaj
loading...