lefuture

Valeri i “BB” reagon pas kritikave të Olti Currit te “Kënga Magjike”: Ndihem i gudulisur…

sdd_1476887704-9424171

Valer Kolnikaj i është rikthyer vëmendjes mediatike javën e fundit pas pjesëmarrjes në Këngën Magjike të dielën e kaluar. Edhe pse nuk e kaloi fazën e parë të garës ashtu siҫ kishte pritur, sërish Valeri nuk ka ndër mend të dorëzohet me kaq. Ish-banori i BB7 ka vijuar të mbajë pranë vetes të gjithë vëmendjen e publikut edhe me deklaratat e tij të guximshme, që jo pak herë kanë shkaktuar zhurmë dhe debat. Tentativa e fundit e mjekut nga Malësia e Madhe në Këngën Magjike nuk u komentua pak. Në një intervistë të fundit për GSH, Valeri tregon edhe qëllimin pse zgjodhi ta sfidojë veten në një fushë të re, kritikat e Olti Currit, por edhe planet që ka për më tej në muzikë. I pyetur pse pikërisht në këngë, ai thotë: “Meqë nuk ngeli njeri pa u bërë këngëtar, thashë të bëhem edhe unë, aq më tepër kur ky është një element për të plotësuar figurën time prej showman-i.” Edhe pse juria e Këngës Magjike nuk e kaloi në fazën tjetër, Valeri nuk është penduar që mori pjesë aty, përkundrazi: “Nuk ka pendesa për mua. Këto juritë nuk janë aspak të rëndësishme për suksesin e këngëtarëve; kemi motivuese Encën për këtë… Janë shumë pak që këndojnë mirë live, shumica janë si unë, kjo dihet…” – thotë Valeri. Sipas tij, të bëhesh këngëtar i njohur, nuk nevojitet as zë dhe as talent, apo aprovimi i një jurie specialistësh, madje ai guxon edhe më tej duke thënë se “shumica e këngëtareve bëjnë këngë për të kapur të dashur me lekë.” Ndërsa për pjesën më të komentuar të këtyre ditëve, komentet e Olti Currit, Valeri tregon se i ka mënyrë argëtimi: “Për t’i dëgjuar kritikat unë, ti duhet të jesh perfekt në gjithçka. Ata që janë të tillë kanë veç vlerësime, pasi e dinë që qëllimi im arrihet kur dua unë. Olti nuk i ka të pakëndshme, është i këndshëm, por jo të gjithë e kuptojnë… Nëse të gjithë menduan se “sulmet” e Olti Currit në Këngën Magjike ishin përtej vlerësimit të këngës, Valeri tregon se nuk ndihet aspak i sulmuar, por i gudulisur: “E dinë forcën dhe të qenit i pamposhtur që kam brenda vetes…. “ thotë ai, duke shtuar se Kënga Magjike ishte vetëm një provë për të. Suprizat, sapo kanë filluar…/Gazeta Shqiptare

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password