Një ngjarje mjaft e çuditshme ka ndodhur paraditen e djeshme në Valbonë.
Një vajzë që sipas dëshmitarëve është nga Tropoja hodhi makinën që po drejtonte, tip Audi RS 7 në lumin Valbonë. Automjeti ishte me targa zviceriane dhe dëshmitarët shprehen se makina ishte e marrë me qira (leasing) dhe ka qenë vetë vajza e cila me dëshirën dhe ndërgjegjien e saj e ka futur në lumë për ta testuar. Madje sipas informacioneve të ardhura pranë redaksisë se JOQ, mësohet se makina ka qenë e marrë me qira nga një kompani dhe jo nga vetë vajza./JOQ/