Kur bëhet fjalë për të joshur një mashkull, femrat janë të gatshme të bëjnë çdo gjë. Ka disa sekrete për ta joshur një partner të ardhshëm. Ja disa fakte surprizuese të cilave ata nuk u rezistojnë dot. Nuk thonë kot që dashuria kalon nga stomaku. Meshkujve ju pëlqejnë femrat që e shijojnë ushqimi, që nuk janë fanatike të rregullave apo që janë paksa të mbushura. Lexoni faktet që ju ndihmojnë të fitoni zemrën e një mashkulli.
Atij i pëlqejnë femrat që shijojnë ushqimin
Meshkujt nuk i pëlqejnë femrat që bëjnë kapriço në ushqim apo që hanë vetëm sallatë për të ruajtur linjat e tyre. Më tërheqëse, sipas meshkujve, janë ato që i shoqërojnë në tavolinë dhe që flasin me entuziazëm për ushqimin, pasi kjo reflektohet edhe në shtrat.
Atij i pëlqejnë femrat që nuk ndjekin rregullat
Femrat perfekte nuk i tërheqin meshkujt. Atyre u pëlqen pak rrëmuja, ndaj edhe femrat që nuk ndjekin rregullat janë më të preferuara. Sipas Dr. Kerner, edhe në veshje femrat nuk duhet të humbasin shumë kohë, një palë pantallona dhe një bluzë e rastësishme janë “ok” për meshkujt.
Atij i pëlqejnë kilet e tepërta
Mos u stërmundoni në palestër, sepse kilet e tepërta mund t’i pëlqejnë atij. Disa psikologë të Universitetit të Teksasit shpjegojnë se ka një arsye biologjike pse meshkujve u pëlqen kjo gjë. Ato krijojnë përshtypjen se janë femra shumë kreative dhe pasionante.
Atij i pëlqen kur ti flet për diçka me pasion
Kur ti flet me pasion për diçka që preferon, edhe pse nuk mund të ketë asnjë interes, atij i pëlqen mënyra se si ti flet. Kjo sepse ai e vlerëson një femër të zgjuar, interesante, që i përkushtohet pasioneve të saj.
Atij i pëlqen të luash me flokët e tij
Meshkujt e adhurojnë kur ju luani me flokët e tyre, sepse në përgjithësi kjo është pjesa që neglizhohet në marrëdhëniet intime. Por në fakt, prekja e kokës dhe flokëve është një mënyrë për të treguar se ju e dëshironi shumë.